Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka deklaruar se përsëri propozimi për kryeparlamentare është Albulena Haxhiu.
Ai tregoi se janë në përpjekje për t’i bërë numrat, transmeton Klankosova.tv.
“Po shkoj lart, kemi një mbledhje. Ne do ta përsërisim përsëri propozimin për Haxhiun. Jemi në përpjekje për të bërë numrat për kryeparlamentarin dhe për formimin e qeverisë. Jemi në konsultime dhe në dialog me Nismën. Së shpejti do ta kemi një përfundim. Është vendimi i VV-së për propozimin, jo nuk kemi ndonjë propozim tjetër”, tha Rexha, raporton EO.