Emilia Rexhepi, nga Partia e re Demokratike, që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka garantuar se gjashtë deputetë të komunitetit jo serb nuk do të mbështesin një qeveri të mundshme të opozitës.
Rexhepi ka theksuar se për të formuar një qeveri, opozita mund të ketë nevojë për mbështetje nga Lista Serbe, për shkak të numrit të ulët të deputetëve që mund të sigurojnë vetë.
“Nuk i duhen (numrat e Listës Serbe). Mundet edhe me ne ta krijojë qeverinë apo edhe me ndonjë parti tjetër shqiptare, apo me ndonjë individ. Aty është edhe zoti Rashiq. Nuk është më në pyetje, as që bëhet fjalë që kryeministri të tjetër kundër serbëve. Ne përpiqemi t’i integrojmë të gjitha komunitetet… Nuk është i varur nga Lista Serbe…”, tha Rexhepi.
“(Opozita) gjithnjë thonë që nuk do ta formojnë me Listën Serbe, por unë besoj që opozita mund ta formojë [Qeverinë] me Listën Serbe. E di pak a shumë qysh shkojnë matematikat. Ata për momentin kanë 52. Pra iu duhen edhe 9 ose 10 deputetë”.
“Unë që nga tani mund të iu them se kush nga komuniteti jo serb, nuk do të votonin opozitën e tanishme shqiptare. Unë e di që janë gjashtë deputetë sigurt që nuk e votojnë. Janë të paluhatshëm në këtë drejtim”, ka thënë Rexhepi në Debat Plus.