Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Nga rezultatet përfundimtare, ka rezultuar e para LVV’ja me 42,30 për qind, e cila ka marrë 48 deputetë.
Në listën e LVV’së ka emra të ri, si: Nezir Kraki, Agim Bahtiri, Edona Llalloshi, Bylbyl Sokoli dhe Ilir Kërçeli.
Ndërkaq, PDK’ja e cila ka marrë 20,95 për qind apo 24 deputetë, emra të rinj janë: Sala Jashari, Përparim Gruda, Artan Behrami, Xhevahir Geci, Arbnore Salihu dhe Kosovare Murseli.
LDK’ja me 18,27 për qind ka marrë 20 deputetë, ku emra të rinj janë: Hysen Çekaj, Fadil Hadërgjonaj, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj e Arjeta Abazi.
Në mesin e komunitetit joshumicë serb, një ulëse e ka siguruar Nenad Rashiq dhe nëntë të tjera Lista Serbe.