Rihanna sivjet mori pjesë në paradën e ‘Kadooment Day.
Festivali i përvitshëm mbahet në vendlindjen e këngëtares në Barbados. Rihanna morri gjithë vëmendjen në festival.
Ajo u shfaq me një fustan rozë me pëndë. Flokët i kishtë kapur në mënyrë interesante e gjithashtu kishte guxuar edhe me grimin.
Festivali feston përfundimin e sezonit të kallam sheqerit, me ahengje nga muzgut deri në agim, argëtime, tregje të arteve dhe zejeve, tregjet e kulturës dhe trashëgimisë.
Rihanna nuk ka munguar në këtë festival edhe pse ka angazhime të shumta në karrierë. Këngëtarja njihet për promovimin që i bën gjithmonë vendlindjes së saj.