Live

Rina Balaj ka lënë muzikën, OnRecords-it po i ikin artistët

18:27 / 29 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Rina Balaj ka lënë muzikën dhe nuk është më pjesë e On Records.

Met Elshani ka treguar se edhe një nga artistët më të njohur të labelit On Records, Rina Balaj, nuk është më pjesë e tyre.

Rina ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram dhe fansat e kanë vërtejtur këtë gjë, duke kërkuar shpjegime.

E është vet menaxheri i Rinës dhe OnRecords, Met Elshani, i cili ka dhënë një sqarim për këtë gjë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka zbuluar se Rina Balaj nuk është më pjesë e labelit OnRecords, e madje ajo ka vendosur të heqë dorë nga muzika në përgjithësi.

Sipas Elshanit, ka qenë dëshirë e Rinës ta lë muzikën.

Ndërsa për llogarinë e Instagramit, ai ka sqaruar se ai është pronë e kompanisë dhe se do t’i mbetet atyre me kontratë.

Rina ishte edhe artistja e fundit nga gjenerata e artistëve që kanë sjellë suksese labelit, e siç duket, ndryshe nga Mozzik e Getinjo, Kida dhe Fero, të cilët janë larguar për të vazhduar si artistë të pavarur karrierën e tyre, Rina tani për tani nuk ka plane për muzikë të reja.

Shpërndaje në

U Kopjua