Live

Rio Ferdinand parashikon rrjedhën e sezonit 2019/2020 në Premier Ligë

14:23 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Legjenda e Manchester United Rio Ferdinand thotë se Manchesteri do të përfundojë në pozitën e katërt në sezonin 2019/2020, në Premier Ligë.

Në një intervistë për GiveMeSport ai parashikoi 4 pozitat e para.

“Unë mendoj se Man Utd do të jetë një ekip më i mirë këtë vit sesa ishin vitin e kaluar”.

Ai pret që Man City të jetë edhe një herë kampion – dhe me një diferencë më të madhe në pikë sesa sezonin e kaluar që ata përfunduan përpara Liverpoolit.

“Man City, Liverpool – por nga një hendek më i madh se sezoni i kaluar – Spurs, Man United”, thotë Ferdinand.

Shpërndaje në

U Kopjua