Live

Rita Ora krenare me Dafinën e Taynën

10:59 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ka shumë pak ditë që u publikua “Bye Bye” nga Dafina dhe Tayna. Kënga tashmë ka kaluar shifrën e 1 milionë klikimesh.  E si duket ky project muzikor i ka rënë në sy edhe këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Rita ka thurrur lavde për vajzat duke u shprehur krenare për vendin nga vjen.

“A mund të them vetëm pse jemi ne vajzat kosovare kështu që e djegim o Zot! E dua vendin prej nga jam! Dhe mua më pëlqen që gratë të marrin vetëm kontrollin e tyre dhe të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave që është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë të mallkuar! Vazhdojmë”, ka shkruar Ora në InstaStory.

Të dyja këngëtaret më pas kanë shpërndarë këtë shkrim të Ritës në rrjetet e tyre sociale.

Shpërndaje në

U Kopjua