Live

Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin dhe marrëveshjet në pritje

19:59 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i ka shkuar sot në zyre për takim kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Gjatë takimit, ambasadori Rohde u interesua për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin miratim, transmeton klankosova.tv.

Ndër tjera në takim sipas njoftimit, kryeministri në detyrë ka folur me ambasadorin gjerman, edhe për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës që u regjistrua gjatë fundjavës që shkoi.

Ai theksoi faktin se institucionet e sigurisë kanë vërtetuar se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS, duke konfirmuar kështu që origjina e kërcënimit është në Serbi.

Shpërndaje në

U Kopjua