Live

Ronaldo e “then në mes” kundërshtarin me një lëvizje magjike

12:38 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte gol në debutimin e tij në ligën arabe me ekipin Al-Nassr.

Mirëpo, ylli portugez e shfaqi klasin e tij menjëherë, në ndeshje me Al-Ettifaq, shkruan kosovalive.net.

38 vjeçari në fakt derisa u fut në zonën e rreptësisë, e bëri një veprim magjik, përmes së cilit e “theu në mes” kundërshtarin, i cili u turpërua dhe përfundoi në tokë pasi mendoi se “CR7” do të pasonte.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e demonstroi edhe një herë se nuk është i mbaruar dhe se nga ai pritet të shkëlqejë në ligën elitare arabe, ku u transferua së fundmi pasi u nda paraprakisht nga Manchester United.

Shpërndaje në

U Kopjua