Cristiano Ronaldo apo Bruno Fernandes, ende nuk dihet sakt se cilit lojtar duhet t’i takojë goli i shënuar mbrëmë ndaj Uruguait në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
FIFA golin ia dha mesfushorit të Manchester United, Bruno Fernandes, por në video vërehet dukshëm që Ronaldo e kishte prekur topin.
Kur Ronaldo e pa në ekran që ky gol iu dha Brunos, ai u nervozua / por pastaj filloi të qeshte, sepse me rëndësi ishte fitorja sesa një gol personal.
Edhe vet Kombëtarja e Portugalisë sot gjatë ditës i ka shkruar FIFA-s që goli duhet t’i numërohet Ronaldos dhe jo Brunos.
Cristiano Ronaldo when he thought the goal was his vs when he found out the goal wasn’t his 😂👀pic.twitter.com/gPTd5VqWQf
— SPORTbible (@sportbible) November 29, 2022