Live

Ronaldo s’pajtohet me vendimin e FIFA-s, ky ishte reagimi i tij kur e pa në ekran që goli iu dha Bruno-s

14:21 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Cristiano Ronaldo apo Bruno Fernandes, ende nuk dihet sakt se cilit lojtar duhet t’i takojë goli i shënuar mbrëmë ndaj Uruguait në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

FIFA golin ia dha mesfushorit të Manchester United, Bruno Fernandes, por në video vërehet dukshëm që Ronaldo e kishte prekur topin.

Kur Ronaldo e pa në ekran që ky gol iu dha Brunos, ai u nervozua / por pastaj filloi të qeshte, sepse me rëndësi ishte fitorja sesa një gol personal.

Edhe vet Kombëtarja e Portugalisë sot gjatë ditës i ka shkruar FIFA-s që goli duhet t’i numërohet Ronaldos dhe jo Brunos.

Shpërndaje në

U Kopjua