Live

Ronaldo tani nuk ka mbështetjen as të bashkëlojtarëve

16:37 / 21 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Cristiano Ronaldo thuhet se nuk ka më aleatë në dhomat e zhveshjes të Manchester United pasi refuzoi të futet në lojë në ndeshjen e Djajve të Kuq kundër Tottenhamit të mërkurën.

Ylli portugez u ndëshkua nga klubi, i cili njoftoi se do të hiqet nga skuadra për përballjen me Chelsean të shtunën.

Sipas The Sun, nuk ka mbetur asnjë shok skuadre për të mbështetur Ronaldon te Manchester United, pasi shumë janë të frustruar me reagimin e tij në ndeshjen me Spurs.

Ish- ylli i Real Madrid u drejtua në tunel përpara se të përfundonte ndeshja me Spurs, duke u larguar nga Old Trafford para vërshëllimës së fundit.

Shpërndaje në

U Kopjua