PRISHTINË | 17 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Wayne Rooney është i bindur se ende mund të ketë ndikim në Premier League, pasi ish-ylli i Manchester Unitedit po synon rikthimin në elitën e futbollit anglez me skuadrën Derby County.
Rooney do të rifillojë karrierën e tij në Angli muajin e ardhshëm, pasi tashmë i është bashkuar Derby Countyt, ekip që bën gara në Championship nga DC United, në rolin lojtar-trajner, shkruan sot Koha Ditore.
Sulmuesi 34-vjeçar do të punojë si asistent i trajnerit të Derbyt, Phillip Coco, me synimin që ta ndihmojë ekipin për t’u kthyer në Premier League. Me këtë synim, Rooney po dëshiron t’ua dëshmojë të gjithëve se ende mund të konkurrojë në sportin elitar, edhe pse është në fundin e karrierës.
Derby County edicionin e fundit nuk arriti të kthehet në Premier League, pasi u mposht në garat e plejofit të Championshipit. Këtë edicion Derby është në pozitën e 16-të në tabelë me 26 pikë të tubuara pas 22 xhirove, por në klub besojnë se me ndihmën e Rooneyt gjithçka është e mundur.