Live

Rozana Nokaj, policja e Gjakovës e suspenduar për dy vepra penale

15:03 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Rozana Nokaj, zyrtarja policore e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Nokaj u suspendua për dy vepra penale, “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Babai i saj ka qenë zyrtar policor, dhe kishin larguar nga Policia e Kosovës vite më parë.

Pos Nokajt, janë shoqëruar edhe katër zyrtarë policorë për të njëjtin rast, ku i suspenduar është edhe Detjon Hasanj dhe një zyrtar tjetër nga Prishtina.

Gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua