Live

Rrahja e shoferëve të autobusave në Prishtinë, Policia: Lëndohen pesë persona, dërgohen në spital

22:01 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

Ahmeti njoftoi se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Tutje, ajo bëri të ditur se policia ka arrestuar 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

“Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua