Live

Rrahje në Ferizaj, shoqërohen në polici dy persona

09:33 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Dy persona janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj pasi që ishin rrahur mes vete.

Siç bën të ditur policia, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Shpërndaje në

U Kopjua