Live

Rrahje në Obiliq, paraqiten në stacion policor pesë të dyshuar

10:17 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Pesë të dyshuar janë paraqitur në stacionin policor të Obiliqit pasi kishin sulmuar fizikisht tre persona.

Sipas raportit policor, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

“Me datë 17.03.2025 në stacion policor janë paraqitur 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët kishin sulmuar fizikisht tre viktimat  meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua