Live

“Rregullat e lojës nuk ndryshojnë”, a bëri shkelje VV-ja me propozimin për votim të fshehtë të kryekuvendarit? (VIDEO)

19:15 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Lidhur me propozimin e votimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës në mënyrë të fshehtë, gjë që ndodhi në seancën e nëntë konstituive të këtij institucioni, ka folur drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Ai thotë se rregullat e lojës nuk ndryshojnë, pasi që në fillim janë marrë vesh për votim të hapur, transmeton Klankosova.tv.

“Do të jetë votim i hapur, në fillim janë marrë vesh, janë përcaktuar rregullat e lojës, dhe ai skenar duhet të përfillet deri në momentin kur partitë politike në Kuvendin e Kosovës e gjejnë forcën, e gjejnë vullnetin për  me i pasë 61 vota për me e votu një kandidat për kryeparlamentar”, tha Dehari në “DPT te Fidani”.

“Rregullat e lojës nuk ndërrohen. Është e përcaktuar. Kur flitet për votim të hapur, apo të fshehtë, apo abstenim, do të thotë flitet edhe për forma të tjera te votimit që nuk është vetëm zgjedhja e kryetarit, por janë edhe zgjedhja e presidentit, emërimi i bordeve ekzekutive, ndërmarrjeve publike e të tjera, që përcaktohen me ligj që duhet të jetë i mbyllur”.

Shpërndaje në

U Kopjua