Puna e kuvendit është bllokuar, por një fije shprese e rrugëdaljes ka mbetur në të.
Ky po konsiderohet të jetë lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me dy bashkëpartiaket që janë rikthyer në kuvend pas 6 vjetësh mungese.
Kur të tjerët po përmendin shkuarjen në zgjedhje e reja, Limaj po flet edhe për krijimin e qeverisë.
Ndonëse mohoi të jetë takuar me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, tregoi temat që ia thyejnë mendjen për diçka të tillë.
Në seancën e 19 prillit e poashtu edhe të parën plenare të datën 15, ky kërkonte që shpejt të krijohen institucionet e vendit.
Por, votat e Nismës zor që mjaftojnë pasi me ato që aktualisht i ka Albulena Haxhiu për kryekuvendare, bëhen veç 60.
Këtë e konfirmuan edhe nga LVV dy ditë më parë, por pa treguar pse s’po mund të bindin edhe një deputet, dhe pse në arritjen e këtyre numrave dështuan ta kthejnë kah vetja Duda Balje.