Live

Rreth 300 raste të zjarreve në tri ditët e fundit, dyshohet se shumica janë shkaktuar nga dora e njeriut

15:54 / 10 Mars 2025

Nga Kosova Live

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj, ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve të cilat kohëve të fundit janë përhapur në vendin tonë.

Ai ka thënë se situata me zjarre është shumë serioze dhe ka theksuar se këto zjarre po paraqesin një rrezik të madh për qytetarët.

Metaj shton se vetëm në tri ditët e fundit janë evidentuar mbi 290 raste të zjarreve.

Tutje, ai në një konferencë për media, tha se zjarret më serioze janë në Drenas, Kamenicë dhe Malishevë, që sipas tij shkaktar është dora e njeriut.

 “Kjo gjendje paraqet rrezik për qytetarët dhe në ditët e fundit është ndjerë kjo gjendje. AME është aktivizuar në shuarjen e zjarreve dhe nga statistikat që kemi marrë është si në vijim: Vetëm në javën e parë 57 raste të zjarrit, ndërsa nga data 7 deri më 10 mbi 290 raste të zjarreve kanë qenë. Zjarret më serioze janë në Drenas, Kamenicë dhe Malishevë. Nëse flasim për shkaqet janë kryesisht dora e njeriut dhe ne si AME kemi ngrit gjendjen e gatishmërisë dhe që nga sot do të fillojmë patrullimin në tërë Kosovën”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua