Live

Rritja e çmimit të energjisë, Gërxhaliu: Goditje për ekonominë dhe fitore për mafian energjetike

20:51 / 11 Prill 2025

Nga Kosova Live

Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE), gjatë ditës së premte ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16 për qind.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, tha ZRrE-ja në njoftimin për media.

Por, sipas njohësit të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, rritja e çmimit të energjisë elektrike ka efekte zinxhirore, duke akuzuar se kjo i shërben mafisë energjetike në Ballkan.

“Në rend të parë duhet të kuptohet e vërteta që brenga më e madhe duhet të jetë ajo që të gjithë kanë folur për rritje të çmimit të energjisë elektrike, por askush nuk ka folur për prodhimin e energjisë elektrike dhe ky është besoj ndryshimi më i madh. Në rend të dytë kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike dëshmon edhe njëherë fitoren e mafisë Ballkanike në Evropë e në veçanti në Ballkan dhe në Kosovë. Do të thotë sot me këtë çmim është definitivisht një goditje e cila do ta prek edhe qytetarin dhe ekonominë dhe në veçanti sektorin privat prodhues dhe mbi të gjitha mbi divizonin politik ndodhi një rritje në kohën kur Kosova është pa institucion apo Qeveri në detyrë dhe pa parlament”, ka thënë ai në një prononcim.

Shpërndaje në

U Kopjua