Pavarësisht paralajmërimeve për një mundësi rritje të tarifave të energjisë elektrike deri në 15%, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, nuk dhanë përgjigje të qarta lidhur me këtë çështje gjatë Konferencës së Tretë Vjetore të CorrWatch.
Të pyetur nga mediat nëse qytetarët duhet të përgatiten për një shtrenjtim të mundshëm të rrymës, të dy zyrtarët shmangën një përgjigje konkrete.
Zëvendësministri Mjeku iu shmang pyetjes, duke ia adresuar atë kryesuesit të ZRRE-së.
“E keni në panel kryesuesin e ZRRE-së”, u përgjigj ai shkurt.
Nga ana e tij, Fejzullahu tha se për këtë çështje do të mbajnë një konferencë për media.
“Sot e kemi një konferencë. Nëse doni më vonë është mbledhja e bordit, edhe diskutojmë për tarifat e energjisë elektrike”, ka thënë ai.