Live

Rukiqi për mashtrimin ndaj Kurtit nga dy rusë: Me këto njohuri paskeni ra në grepin rus

17:11 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ra pre e mashtrimit nga dy rusë, duke menduar se po bisedonte me presidentin letonez.

Ai pas reagimit të Qeverisë, ka ironizuar duke thënë se me “njohuritë” e tyre ranë në “grepin” rus,

“Kqyre çka thojnë këta të “gjithëdijshmit”

“Ky incident vetëm sa e përforcon atë që e kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta targetojë vendin tonë”

E paskeni kall tu e dit.

Me krejt keto njohuri, paskeni ra bash në “grepin” rus
” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua