Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot po qëndron në Bosnje e Hercegovinë ndërsa nesër do të vizitoj Kosovën.
Në lidhje me këtë, sot ka shkruar edhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.
Ai ka thënë se këto dy vizita të Rutte, dëshmojnë për përkushtimin e NATOs në Ballkan, por edhe shqetësimin e tyre për sigurinë në Ballkan.
“Mesazhi i Ruttes bashkë me anëtarët e NAC (Këshillit Veri-Atlantik) është në kohë të veçantë. Mesazhet që mund të dalin nga kjo vizitë, duhet të analizohen në detaje”, ka shkruar Ramadani në Facebook.