Live

Ryan Lochte synon të rikthehet në Lojërat Olimpike

12:39 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Notari amerikan Ryan Lochte thotë se ai nuk është “i njëjti person” si tre vjet më parë pasi notoi në mënyrë konkurruese për herë të parë pas një viti

Lochte 12 herë medalist olimpik, u ndalua të merrte pjesë në gara për 10 muaj në 2016 pasi pretendoi rrejshëm se ishte grabitur në drejtim të armëve gjatë Lojërave Olimpike në Rio.

Pasi garoi në Kampionatin Kombëtar të SHBA, Lochte 34 vjeç tha: “Një nga qëllimet e mia  me të mëdha janë Lojërat Olimpike të vitit 2020”.


Ai kaloi gjashtë javë në rehabilitim për abuzimin me alkool në 2018 dhe thotë se doli nga procesi “si një njeri më i mirë”. “Unë e kontrollova veten në rehabilitim,” tha ai. “Kam bërë mësimet, kam dalë, kam bërë gjithçka. “Jam i kënaqur që shkova në rehabilitim dhe u kontrollova pasi më ndihmoi t’i vendosja gjërat në perspektivë në jetën time në atë që është me të vërtetë më e rëndësishme për mua.

Lochte thote se noti aktualisht është “përparësia e tij” e dytë pasi fëmijët e tij të vegjël Caiden dhe Liv janë fokusi kryesor.

“Tani për tani nuk jam duke u përpjekur t’i provoj asgjë askujt,” tha ai. “Unë jam duke e bërë këtë për mua dhe familjen time. Një nga qëllimet e mia më të mëdha është një Olimpiadë e pestë dhe shpresoj të jem në podium atje. Unë dua t’i mësoj fëmijët e mi që nëse keni një ëndërr dhe qëllim, dhe punoni për të çdo ditë, ju mund ta realizoni ate.

“Kanë kaluar tre vjet, por është mirë të kthehesh.”

.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...