Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, thuhet se ka dhuruar 2.5 milionë euro fonde në një spital në Kajro saktësisht në repartin e sëmundjes së kancerit, pas një incidenti të dyshuar terrorist ku mbeten të vrarë 20 persona.
Salah shfrytëzoi twitterin për të shprehur ngushëllimet lidhur me tragjedinë.
“Unë do ta mbështes institucionin dhe shprehë ngushëllimet e mia të plota për familjet e viktimave pas shpërthimit të Institutit të Onkologjisë” shkroi ai.
Salah gjithmonë ndihmon ata që kanë nevojë në vendlindje.
Sipas një ish oficeri sulmuesi i Liverpoolit u ka dhuruar një shumë të konsiderueshme parash atyre që kanë nevojë.
“Dihet që Salah ka dhuruar
shumë para për ata që kanë nevojë në fshatin e tij. Gjithçka kalon tek babai i
tij, i cili di se çfarë të bëjë”, tha Inas Mazhar, për BBC Sport .
“Për shembull, dikush nga fshati që përgatitet për martesë do të vijë babai i
egjiptasit për t’i dhuruar fondet”.
“Ose nëse dikush thotë se është i sëmurë, babai ndjek çështjen dhe nëse është e vërtetë, ai do të ndihmojë në pagimin e operacionit.
“Salah nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij ndryshe nga lojtarët e tjerë që shpesh harrojnë familjet dhe fshatrat e tyre kur bëhen të pasur”.
Përvec se një futbollist i shkëlqyer Salah konsiderohet humanist i madh.