Sot, me datë 15 Gusht 2019 SC Gjilani ka prezantuar fanellat e reja me të cilat do bëjë gara në sezonin e ri të IPKO Superligës.
Fanellat e reja që do i djerësijnë “Skifterat” janë të prodhuara nga kompania e veshjeve sportive Joma dhe të dyja si fanellat për ndeshjet vendas e po ashtu dhe ato për musafir mbartin tre ngjyrat themelore të klubit që janë: kuq,bardhë dhe zi.