Live

“S’e kanë kryer vrasjen”- thonë shokët e të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Lika (VIDEO)

14:39 / 22 Prill 2025

Nga Kosova Live

Liri për 7 të akuzuarit kanë kërkuar shoqëria e të dyshuarve për vrasjen e policit nga Kaçaniku, Muhamed Likës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, sipas tyre ata nuk janë të përfshirë në vrasjen e rreshterit të policisë.

“O ju që e doni të vërtetën dhe drejtësinë. Vëllezërit tanë të dashur janë arrestuar nga policia e Teuhidit, të akuzuar për një vepër të rëndë për vrasje që nuk e kanë kryer”.

Ata janë të pafajshëm para Allahut dhe dëshmitarëve të së vërtetës. Ata po sprovohen për shkak të imanit dhe thirrjes së tyre drejt Teuhidit. Lutuni për ta. Allahu i liroftë vllazinit tonë”, thuhet në shkrimin e siguruar nga Indeksonline, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

Shpërndaje në

U Kopjua