Live

Seanca konstituive: VV-ja mundet me dështu qysh në votimin e kryetarit të Kuvendit – A do ta bojkotojë opozita votimin?

19:30 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Dy ditë larg seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Më 15 prill pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinjë të republikës dhe votimi i Kryetarit të Kuvendit.

Këtë të fundit nuk dihet ende se kush do të jetë. Është partia fituese (Vetëvendosje) që duhet ta propozojë, ani pse s’i kanë numrat e partisë, me apo pa votat e NISMA-s e Fatmir Limajt.

Nga partitë tjera opozitare nuk kanë treguar ende se a do të votojnë pro kuvendarit nga VV-ja.

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë për Blic se situata është e paqartë dhe se shumëçka do të varet nga dinamika e marrëveshjeve politike pas skenës.

“Mund të thuhet se situata është ende e paqartë dhe shumëçka do të varet nga dinamika e marrëveshjeve politike prapa skenës. Nuk dihet ende që opozita a do të japë votën per Kryeparlametarin e propozuar nga VV”, tha Lekaj.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë thënë se do të vendosin të hënën nëse ia votojnë ose jo partisë së parë Kryetarin e Kuvendit.

Ndërsa Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deklaroi para disa dite se dikush që nuk i ka 61 vota “as që duhet” të jetë Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për veti s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare. Minimalisht duhet t’i ketë 61 vota e më pas shihemi për gjëra të tjera”, tha Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua