Live

Serbët e pranojnë: S’kemi pronësi dhe kontroll mbi “Trepçën”

20:16 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ish-drejtori i ndërmarrjes “Trepçës” në pjesën veriore, Novak Bijeliq, ka deklaruar se që nga viti 2001 Serbia e ka humbur pronësinë dhe kontrollin mbi “Trepçën”. Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve “Kosev” me seli në Mitrovicën e veriut, se si Serbia nuk ka kurrfarë kompetencash e as interes nga ajo që sot quhet “Trepçë”, pasi nga 14 miniera, 8 flotacione, dy metalurgji dhe mbi 20 fabrika tani punojnë vetëm dy miniera.

“Të gjitha taksat dhe tatimet paguhen në llogari të Kosovës, ndërsa i vetmi interes është që ata njerëz i marrin pagat. Ndonëse do të duhej diçka të eksportohet, koncentrati, kërkohet leja e institucioneve të Kosovës”, ka sqaruar Bijeliq.

Ai ka shtuar se një pjesë e xehes ndodhet në Serbi, duke pasur parasysh se tunelet e minierave fillojnë nga Leposaviqi deri në Brus nën pothuajse gjithë territorin e Kopaonikut.

Bijeliq mendon se gjendje më e mirë nuk është as në jug, me të cilën menaxhojnë shqiptarët.

Shpërndaje në

U Kopjua