Live

Serbëve të veriut u ka hyrë frika në palcë

08:25 / 18 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Serbët e veriut frikësohen nga tensionet mes partive në zgjedhjet e Kosovës që do të mbahen me 6 tetor.

Tensionet e krijuara ndërmjet tri partive dhe Listës Serbe në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, pritet të ndikojnë edhe në pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në këto zgjedhje.

Në Mitrovicën e Veriut, disa nga banorët këtu duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, e të tjerë nuk i shohin me interes këto zgjedhje dhe nuk presin ndryshim të situatës.

“Natyrisht se do të dal për të votuar që ta shfrytëzoj të drejtën time qytetare. Mendoj se situata do të jetë më e mirë, tashmë është më e mirë, por shpresoj të bëhet edhe më e mirë”, thotë një qytetare serbe nga Mitrovica e veriut. “Po, do të dal në zgjedhje, në këto zgjedhje pres rezultate më pozitive, si gjithmonë”, thotë tjetri.

Shoqëria civile vlerëson se pjesëmarrja e komunitetit serb në këto zgjedhje, por edhe e komuniteteve tjera pakicë në vend, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ka ndikim pozitiv në politikën kosovare.

Për Erblin Hoxhën nga Lëvizja “FOL”, pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje do të dërgonte dy mesazhe.

Katër subjektet politike serbe do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, për 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës që janë të garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Disa janë bërë bashkë në koalicionin “Liria”, siç kanë thënë, me qëllimin për ta mposhtur Listën Serbe, e cila, sipas tyre, nuk ka qëllim mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe mandatin e kaluar kishte 9 ulëse në Kuvend, nga 120 gjithsej.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...