Skuadra e Ballkanit ndodhet në Turqi, atje ku sot do ta zhvilloje sfidën e radhës në Ligën e Konferencës që do të jete jetike sa i përket asaj se si do të shkojë ecuria në këtë fazë.
Kampioni i Kosovës ka një pikë në Grupin G pas dy ndeshjeve, duke u renditur kështu në vendin e tretë prapa Slavia Pragës dhe Sivasporit që kanë nga katër pikë, raporton Kosova.LIVE.
Një humbje eventuale do t’i ulte jashtëzakonisht gjasat që kampioni i Kosovës të kalone tutje në fazën tjetër, atë të eliminimit direkt.
Trajneri Ilir Daja para ndeshje e ka cilësuar këtë sfidë si shumë të vështirë, por ka premtuar se skuadra është e përgatitur për të bërë maksimumin ndaj Sivasporit.