Mesfushori Herolind Shala sipas të gjitha gjasave nuk luan në ndeshjen e sotme ndaj Çekisë për shkak të lëndimit.
KTV raporton se Shala nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi, e rrjedhimisht nuk do të mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët e tij.
Ende nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Anglisë në Prishtinë.
Shala i bashkohet tashmë të lënduarit Vedat Muriqi, i cili zyrtarisht nuk do të paraqitet në fanellën e Kosovës në këto dy ndeshje eliminatore për Evropian, gjithashtu për shkak të lëndimit.