Live

“Shantazhi” në Suharekë: A kërkoi para nëna që e akuzoi kopshtin? (VIDEO)

21:10 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia në Suharekë po vazhdon ta hetojë edhe më tutje një rast ku nëna e një gjashtëvjeçare e raportoi tek autoritetet edukatoren për dhunë ndaj fëmijët të saj.

Edukatorja e një kopshti në Suharekë që dyshohet që e rrahu vajzën, po i kundërshton deklaratat e Naile Qatanit  që raportoi për dhunë ndaj të bijës.

Edukatorja e dyshuar ka thënë për Klan Kosovën që Nailja i ka kërkuar disa mijëra euro si kërcënim.

Ky xhirim është bërë para se nëna e viktimës të hap rastin në polici. Ndërkaq, drejtoresha e kopshtit që është edhe e motra e edukatores tha se në këtë rast e dyshuara nuk e ka rrahur vajzën.

E avokati i saj, Muhamet Shala pretendon se Naile Qatani i kishte kërkuar para menaxhmentit të kopshtit në këmbim të heshtjes së rastit.

Ndërsa, Qatani i tha televizionit se ata vet i kishin kërkuar marrëveshje.

Shpërndaje në

U Kopjua