Dogana dhe Mbrojtja kufitare e SHBA-së ka njoftuar se pajisjet elektronike të importuara në Shtetet e Bashkuara do të përjashtohen nga tarifat gjithëpërfshirëse të presidentit Donald Trump.
Telefonat inteligjentë, monitorët e kompjuterit dhe pjesët e ndryshme elektronike janë ndër produktet e përjashtuara. Përjashtimi zbatohet për produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara ose hiqen nga magazinat që më 5 prill, sipas njoftimit, transmeton CNN.
Masa vjen pasi administrata Trump vendosi një tarifë minimale prej 145% për mallrat kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara. Tarifat do të kishin një ndikim të madh në gjigantët e teknologjisë si Apple, të cilët prodhojnë iPhone dhe produkte të tjera në Kinë.
Sipas vlerësimeve të Wedbush Securities, afërsisht 90% e prodhimit dhe montimit të iPhone të Apple është me bazë në Kinë.
Counterpoint Research, një firmë që monitoron dërgesat globale të smartfonëve, vlerësoi se Apple ka deri në gjashtë javë inventar në Shtetet e Bashkuara. Sapo kjo furnizim të mbarojë, çmimet pritet të rriten.