Live

Shembja e dheut tek liqeni i Badocit, lëndohet një person nga aksidenti ndërmjet një veture dhe një autobusi

08:42 / 11 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në rrugën Prishtinë-Gjilan më saktësisht tek liqeni i Badocit ka pasur rrëshqitje të dheut.

Nga rrëshqitja e dheut një veturë dhe një autobus janë përfshirë në një aksident. Nga ky aksident një person është lënduar.

Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Kishnicë.

“Rreth orës 20 në fshatin Kishnicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person  ka marrë lëndime. Ai trajtimin mjekësor e ka marrë në vendin e ngjarjes”.

Shpërndaje në

U Kopjua