Live

Sherr në koncertin e Robert Berishës, 1 i lënduar, 3 në pranga

19:19 / 25 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 25 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjilan në një lokal ku po performonte Robert Berisha.

Nga sherri ka mbetur një i lënduar dhe tre të tjerë janë arrestuar nga policia, raportojnë mediat kosovare. Gjatë sherrit, Robert Berisha ishte duke kënduar në skenë si i ftuar special i mbrëmjes së Krishtlindjeve.

Mësohet se këngëtari ka ndaluar performancën kur ka parë sherrin. 6 makina policie kanë ndërhyrë dhe njerëzit qëndrojnë jashtë të shokuar.

Ende nuk është zbuluar arsyeja e sherrit, por policia po heton për rrethanat e ngjarjes, raporton Insajderi.

F

Shpërndaje në

U Kopjua