Live

Shkolla në Shtime qelbet nga era e keqe, rrezikohet shëndeti i nxënësve dhe stafit

21:39 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Emin Duraku” në Shtime po rrezikojnë shëndetin e tyre nga një erë e keqe në objektin e shkollës.

Mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë paralajmëruar bojkotimin e mësimit nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Nëpërmjet një letre që u.d i drejtorit të shkollës. Enver Dugolli drejtuar Drejtorisë së Arsimit është kërkuar që ekipet teknike të ndërhyjnë urgjent dhe të identifikohet e zgjidhet problem.

Dugolli ka folur edhe për Reporteri.net. Ai ka thënë se kjo është shumë shqetësuese sepse, sipas tij ndikon në shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Kjo armë mbizotëron. Arsyeja është që ka problem me kanalizim diçka. Kërkesën e mësimdhënësve unë e kam dorëzu edhe te Drejtoria e Arsimit. Ata i kanë marrë hapat e paraparë. Është konsultuar një kompani për pastrimin dhe rregullimin e  banjove. Jemi duke i pritur afatet ligjore.”, ka thënë ai.

Edhe nxënësit janë ankuar për erën e keqe. Ata janë ankuar për tualete të papastra, por edhe për klasa të ftohta pasi që nga era detyrohen që të hapin dritaret e klasave.

“Vjen shumë era e keqe. Unë kam probleme me frymëmarrje, për pak u kanë tu më ra të fiktë.”, thotë një nxënës i klasës së gjashtë.

Nga Komuna kanë premtuar se do ta rregullojnë këtë problem dhe se janë në dijeni të kësaj gjendjeje.

Yllka Fejzullahu, drejtoreshë e Arsimit ka thënë se ky problem ekziston që nga viti 2011.

“Patjetër që jemi në dijeni. Ne jemi njoftuar rpej drejtoriusë së shkollës për këtë problem. Ne natyrisht do të intevenojmë dhe do ta rregullojmë këtë problem.”, tha Fejzullahu.

Shpërndaje në

U Kopjua