Në kuadër të Javës Emergjente, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka marrë pjesë në kampin e kërkim-shpëtimit në Zubin Potok.
Në këtë kamp është bërë prezantimi i pajisjeve për kërkim-shpëtim, demonstrim i teknologjisë së fundit të dronëve termalë, dhe u bë bartja e pajisjeve dhe ndihmës së parë përmes dronit.
Të pranishëm ishin edhe anëtarë të federatave të skijimit, motoçiklizmit, kalërimit, alpinizmit , zhytjes dhe paragllajdit.