Live

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” paralajmëron protestë nëse nuk formohet institucionet

21:47 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës”, ka bërë të ditur se është duke ndjekur me shqetësim krizën e zgjatur në vend për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në një njoftim të lëshuar për media, kjo shoqatë shprehet se mosgatishmëria për të ndërtuar institucionet dhe lojërat politike në kurriz të qytetarëve, po i kushtojnë vendit rëndë, duke cenuar themelet e demokracisë dhe duke thelluar krizën institucionale e sociale.

“U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve se kanë përgjegjësi elektorale dhe kushtetuese, dhe askush nuk duhet të mendojë se do të tolerohet pafundësisht. Ne, qytetarët dhe veçanërisht veteranët e kësaj shoqate, nuk do të rrimë duarkryq”.

“Nëse brenda një kohe të arsyeshme nuk ndërmerren hapa konkretë për krijimin e institucioneve të reja, Shoqata “Roja e Kohës” do të ftojë një protestë gjithëpopullore, në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtës së qytetarëve për përfaqësim të ndershëm”, thuhet në njoftim. 

Shpërndaje në

U Kopjua