Një granatë dore ka shpërthyer mesnatën e së hënës në Zveçan, ku cak i sulmit ishin zyret e Postës së Kosovës.
E një tjetër u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësiteve adekuate të policisë.
Nga kjo ngjarje s’ka persona të lënduar, veç dëme materiale.
Për rastin në fjalë është deklaruar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha në emisionin Kosova Today se sulmet ndaj institucioneve janë vepra me elemente të terrorizmit.
“Nga viti 2022 është kjo situatë në këtë formë, por ne jemi mësuar me këtë sistem”, deklaroi Elshani.
Ai theksoi se policia është duke e hetuar rastin.
Numri dy i policisë në veri theksoi se situata në atë zonë është deklikate, por e qetë./ Klankosova.tv