Live

Shpërthimi në zyren e Postës në Zveçan, pamje nga vendi i ngjarjes (FOTO)

11:21 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan pak pas mesnatës të martën.

Policia bëri të ditur se një tjetër granatë e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

Nga ky shpërthim nuk ka ndonjë të lënduar, përpos që ka kaluar me dëme materiale.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet në fotografi tek objekti i Postës numër dy atje, shihen edhe xhama të thyer.

Po ashtu te fotot shihet edhe një guri që dyshohet të jetë përdorur për t’i thyer xhamat.

Shpërndaje në

U Kopjua