Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur sot në Malin e Korabit.
Sipas Shoqatës të Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës, një banor Shqiptar vendas nga zona dhe një turist me shtetësi Gjermane kishin ngrënë me lajthitje një bimë helmuese (tani i identifikuar) dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar tejmase në një kohë tepër të shkurtë.
“Fatmirësisht një nga turistët ka patur vetëdije dhe mbulueshmëri me rrjet telefonik mobil dhe ka kërkuar ndihmë duke i dërguar edhe koordinatat e tyre. Dy nga anëtarët e ShKShMK kanë qenë duke i zhvilluar aktivitetet e tyre shumë afër lokacionit dhe me të marr lajmin janë nisur në vendodhjen e tyre. Dy personave të lartcekur i është dhënë ndihma e parë dhe janë mbajtur në kontroll, por për shkak gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore dhe kritike është kërkuar ndihmë për evakuim nga ajri”, thuhet në njoftim e shoqatës.
“Autoritetet Shqiptare pa humbur kohë kanë nisur një ekip mjekësh dhe staf të shpëtuesve nga njësia ajrore, të cilët me të arritur kanë filluar me procedurat emergjente mjekësore dhe i kanë evakuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë”, thuhet tutje në këtë njoftim transmeton Klankosova.tv.
I përgëzojmë të gjithë për punën profesionale dhe koordinimin e sakt në kohë rekorde. Pacientëve i urojmë shërim të shpejtë.