Live

Shpjegohet pse Zinchenko është sot kapiten i Arsenalit

17:07 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Oleksandr Zinchenko është kapiten i Arsenalit sot kundër Leicester. Ky nder ju dha atij për përvjetorin e nisjes së pushtimit rus në Ukrainë

Arsenal ka lëshuar një deklaratë ku ka lajmëruar se Oleksandr Zinchenko do të jetë kapiten i skuadrës së tyre në ndeshjen e sotme të Premier Ligës kundër Leicesterit. Topçinjtë janë duke kërkuar fitore në këtë ndeshje në mënyrë që të kryesojnë për pesë pikë në tabelë, duke bërë që rivalët e tyre më të afërt, Manchester City të jenë në presion, derisa ata luajnë kundër Bournemouth.

Vendimi vjen pasi që njerëzit në mbarë botën janë duke shënuar përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit të Rusisë kundër Ukrainës, për të cilën Zinchenko ishte zëri që e kundërshtojë më së shumti. Duke treguar solidaritet me futbollistin që ata e morën nga Manchester City verën e kaluar, Arsenali ka zgjedhur që ta vë në pah yllin e tyre të skuadrës në shenjë solidarizimi për vendin e tij.

“Alex Zinchenko është kapiteni i jonë sot, si shenjë respekti dhe dashurie për të në përvjetorin e parë të Ukrainës”, është thënë në një deklaratë që Arsenali e ka lëshuar me të filluar ndeshja kundër Leicester.

Mbrojtësi i majtë i Ukrainës është njëri prej futbollistëve më të talentuar të këtij vendi, me 26 vjeçarin që ka 50 ndeshje për Ukrainën. Pavarësisht se ai i është bashkuar topçinjve para disa muajve, ai është bërë njëri prej liderëve kyç të skuadrës në zhveshtoren e Emirates.

Zinchenko ndoshta i është dhënë shiriti i kapitenit për këtë ndeshje, por njeriu që e ka mbajtur atë për këtë sezon ka gabuar shumë rrallë. Duke e bërë kapiten në fillim të sezonit 2022/23 pasi nënshkroi me kontratë të plotë në verën e vitit 2021, norvegjezi Martin Odegaard ka qenë një lider i pakontestueshëm i Topçinjve këtë sezon, edhe pse ai është 24 vjeçar.

Pavarësisht se kush e mban shiritin e kapitenit, Arsenali është duke bërë një punë serioze. Kundërshtarët e tyre, Leicester kanë pasur një sezon shumë jo konsistent, por ata ende kanë talent në skuadër si James Maddison, Harvey Barnes dhe Youri Tielemans që sjellin problem. Nëse Arteta e fiton këtë ndeshje, do të vazhdojë të jetë në krye të Premier Ligës për minimumi një javë.

Shpërndaje në

U Kopjua