Live

Shqipëria fitoi si gjigante ndaj Çekisë – Çka ndodhi në dhomën e zhveshjes tek ‘shqiponjat’

13:28 / 13 Tetor 2023

Nga Kosova Live

Shqipëria hedh një këmbë në Gjermani, aty ku verën e ardhshme do të zhvillohet Kampionati Europian i futbollit dhe kuqezinjtë e Sylvinhos janë vetëm një hap larg sigurimit të kualifikimit edhe matematikisht.

Fitorja 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania” ishte padyshim qershi mbi tortën e një edicioni eliminator që nisi me një humbje minimale në Varshavë, por mori njs kthesë perfekte, falë një force grupi të parë rrallë mes kuqezinjve.

Të gjithë, futbollistë, staf teknik dhe kreu u FSHF, të cilët kanë punuar si një grup i vetëm për arritjen e objektivit, u panë te festojnë gjatë, jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua