Live

Shtrenjtimi i rrymës me 16%, ngrit edhe çmimet e tjera (VIDEO)

21:18 / 18 Prill 2025

Nga Kosova Live

Produkte të ndryshme pritet që të kenë edhe një shtrenjtim të radhës.

E krejt kjo do të jetë si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 16.1 %, raporton Klan Kosova.

Njohës të ekonomisë thonë se kur je i varur nga importi, është vështirë ta diktosh çmimin.

E Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori”, thotë se qytetarët do të detyrohen të gjejnë alternativa për ta mbushur shportën e tyre.

Ai tha se kjo rritje për shtresën e varfër do të llogaritet si qindra herë më e madhe.

Edhe qytetarët thonë se do rritja e çmimeve do të jetë vështirë e përballueshme.

Sipas përfaqësuesve të konsumatorëve, rritja e çmimeve të produkteve rrezikon edhe shtresat e mesme të cilat do të detyrohen të marrin kredi konsumuese.

Shpërndaje në

U Kopjua