Live

Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi…

21:50 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë se me shtrenjtimin e rrymës, do të rriten edhe çmimet e produkteve esenciale, bukës, qumështit e vajit. me rritjen e vazhdueshme të çmimeve që nga shpërthimi i pandemisë Covid 19 dhe luftës në Ukrainë, qytetarët janë të shqetësuar për një valë të re shtrenjtimesh.

Në qershor pritet edhe një ndryshim, shkruan REL.

Kompanitë e mëdha mund të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me rrymë dhe të dalin në treg të hapur si pjesë e liberalizimit të tregut të energjisë

Afaristët thonë se ky tranzicion mund të nënkuptojë qimime më të larta të rrymës, mbi 50 centë për kilovat dhe rrjedhimisht edhe shtrenjtim të çmimeve të produkteve.

Odat ekonomike kërkojnë që ky proces të shtyhet, duke argumentuar se vendi ende nuk është gati.

Por ZRRE-ja këmbëngul se tregu është i përgatitur dhe se do të mbikëqyret rreptësisht.

Shpërndaje në

U Kopjua