Vërshimet e djeshme në Pejë nisën pas një shiu të vrullshëm që ra rreth orës 18:00.
Reshjet e mëdha, të shoqëruara edhe me shkëmbime në pjesën e Rugovës, shkaktuan grumbullim uji në pjesën veriperëndimore të qytetit, përkatësisht në lagjet Jarina, Hasan Qeshme dhe afër Gjimnazit.
Pika kyçe nga ku nisi përhapja e ujit në qytet ishte hyrja e lagjes Hasan Qeshme, në zonën mbi Gjimnaz, njofton Klankosova.tv.
Siç raporton gazetari korrespondent, Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, uji më pas është shpërndarë me shpejtësi nëpër rrugë dhe lagje përreth.
Daci raportoi se ndonëse pati dëme materiale, fatmirësisht nuk janë shënuar lëndime në njerëz.