Atletico Madridi u ndal me barazim 2-2 nga Bayer Leverkuseini të mërkurën, rezultat ky që skuadrës spanjolle i ka kushtuar me eliminim nga Liga e Kampionëve.
Ky fakt e ka shqetësuar shumë edhe trajnerin Diego Simeone i cili ka thënë se skuadra është në një moment shumë të vështirë, por ka theksuar se nuk po e mendon të largohet nga drejtimi i klubit, përcjellë KosovaLIVE.
“Është momenti më i vështirë por do të vazhdoj të insistoj në këtë klub për të marrë diçka që na duhet, siç është Liga e Kampionëve”, ka thënë Simeone.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)