Live

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së thërret konferencë lidhur me protestën e paralajmëruar

19:27 / 21 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media.

Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi mbi protestën që Sindikata do të organizojë, duke bërë publike datën, orën dhe” kërkesat e drejta që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e ligjit në Radio Televizionin e Kosovës”.

Sindikata ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet për të shmangur krizën financiare që po rrezikon funksionimin e transmetuesit publik.

SPERTK thekson se është e domosdoshme që të alokohet sa më shpejt pjesa e mbetur e buxhetit të miratuar nga Kuvendi, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e misionit të RTK-së.

Sindikata kujton se në nëntor 2024 ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkak të zvogëlimit të buxhetit me 2 milionë euro, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Në komunikatë thuhet se nëse buxheti nuk alokohet deri më 5 gusht 2025, SPERTK paralajmëron nisjen e padive ligjore dhe protestave nga 6 gushti.

Shpërndaje në

U Kopjua